I kishte munguar ekranit për muaj me radhë, por kësaj radhe ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se asnjëherë më parë. E motivuar pas shumë ngjarjeve negative dhe më kryesorja për të mbyllur gojët e fjalët e liga. Flasim për njërën nga moderatoret sportive më të mira në ekranet shqiptare, Enkeleida Zeko.
Dule filluar nga sot ajo ka startuar aventurën e re televizive në karrierën e saj. Nga sot e për çdo të diel do të keni mundësi ta ndiqni në orën 22:00 me programin “Fair Play”, në ekranin e “News 24”. “Fair Play” do të jetë një program jo si të tjerët kushtuar sportit, ku në të do të trajtohen në një optikë krejt ndryshe disa nga problematikat, temat dhe debatet më interesante sportive nga vendi dhe bota.
Enkeleida Zeko rikthehet pas një përplasjeje të para disa muajve me drejtuesit qëndror të “RTSH”, atje ku moderonte programin “Rubrika Sportive” prej vitesh me radhë. Filloi krejt papritur, për të vazhduar me një përplasje, e cila degjeneroi në një fjalor aspak etik nga ana e z. Leka kundrejtë Zekos. E gjitha kjo pasoi në një breshëri artikujsh në të përditshmet shqiptare nga Enkeleida, e cila disa herë është përpjekur të zbuloj të vërtetën reth shumë ngjarjeve brenda mureve të “RTSH”. Sot programi “Rubrika Sportive” vazhdon të transmetohet në “RTSH” dhe drejtohet nga prezantuesja Hygerta Sako.
IMA / S. Dema