Kompania Facebook tha të hënën tha se ka shtuar përpjekjet për të ndaluar keqinformimin në lidhje me vaksinat kundër COVID-19. Facebook do të shënjestrojë grupet të cilat vazhdimisht përhapin dezinformim për koronavirusin dhe vaksinat.
Ka disa muaj që Facebook po lufton dezinformimin duke iu japur përparësi këshillave shëndetësore nga agjenci të besueshme, mirëpo prej datës 8 shkurt do ta zgjerojë këtë fushatë.
Grupet ose llogaritë që ndajnë dezinformata të tilla mund të hiqen plotësisht nga rrjeti social, paralajmëroi Facebook.
Përgjegjësve të grupeve në rrjetin social iu kërkua që fillimisht të miratohen postimet e anëtarëve të prirur për përhapjen e informacionit të rremë.
Në rrjetin tjetër social, Instagram që është në pronësi të Facebook, llogaritë e personave që dekurajojnë vaksinimin do të jenë më të vështira për t’u gjetur./rel