Facebook sapo ka prezantuar risin e saj, të gjithë e kemi përdorur aplikacionin e saj të njohur Poke, por tashmë ky ngacmim do ketë disa kuptime.
Nëpërmjet poke tashmë ju mund përcjellin miqve tuaj një përqafime, një përshëndetje, një shkelje syri.
Për të përfituar nga opsionet e reja duhet të mbani shtypur për disa sekonda ikonën e “poke” dhe në atë moment do tiu shfaqen dhe opsionet e reja, pra është e njëjta logjikë përdorimi si me opsionin “LIKE”
E nëse pendoheni për “poken” që keni çuar ju keni mundësin ta anuloni ose ndryshoni mesazhin që po përcillni.
Facebook ka njoftuar se këto opsione po testohen në Mbretërinë e Bashkuar, Australi Kanada Kolumbi Francë dhe Tajlandë e që së shpejt do vijnë dhe për të gjithë përdoruesit e facebook
Me sjellin e kësaj risi kompani gjigante e komunikimit feston dhe 10 vjetorin e “opsionit poke”