Mesa duket tashmë Facebook është një kompani mediatike. E ndërsa në Dhjetor na tregoi “muskujt” se mund të ishte i gatshëm të dominonte edhe në televizion, tashmë po shihet se vërtetë po synon diçka të tillë duke na prezantuar dy seriale të reja origjinale.
I pari do të jetë një serial i dedikuar familjes Ball duke përfshirë numrin dy të NBA, Lonzo dhe babain e tij, ndërsa seriali i dytë është Returning the Favor, i cili do të ndjek aktorin Mike Row në një tur në komunitetin e heronjëve.
Të dy prodhimet do të financohen nga rrjeti social, i cili ka thënë se vetë krijuesit duhet të gjejnë reklamuesit dhe të marrin audiencën me ndihmën e Faceboook.