Facebook do të jetë në përputhje me rregulloret e ashpra të privatësisë së të dhënave që do të fillojnë zbatimin në muajin e ardhshëm, sipas kompanisë, por gjithashtu do të vazhdojë të shfaqi reklama bazuar në të dhënat e përdoruesit.
Platforma sociale së pari do të nxjerrë ndryshimet brenda Evropës dhe më pas do të shtrijë të njëjtat politika për të gjithë përdoruesit në mbarë botën, tha kompania të martën në një postim në blog.
Veprimi më i fundit i Facebook për të rregulluar politikën mbi privatësinë vjen një muaj të skandalit të aktiviteteve të kompanisë në vitet e fundit që mundësoi keqpërdorimin e të dhënave personale të përdoruesve nga palët e treta, përfshirë Cambridge Analytica tani me famë botërore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Në javët e fundit, Facebook ka përditësuar politikën e të dhënave, dhe CEO i FB Mark Zuckerberg kërkoi falje dhe dëshmoi në Kongresin Amerikan ku dhe pranoi fajin dhe dështimin e kompanisë.
Edhe pa këtë skandal të madh, Facebook do të kishte qenë i detyruar të bënte ndryshime në vendet e Bashkimit Evropian sipas ligjit të ardhshëm. I njohur si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), ligji i BE po krijon një nga trazirat më të mëdha në privatësinë në internet në historinë e internetit.
GDPR hyn në fuqi më 25 maj dhe do të detyrojë kompanitë që veprojnë online në Evropë për të përmirësuar mënyrën se si trajtojnë të dhënat personale të njerëzve. Kompanitë që nuk respektojnë përballen me gjoba të mëdha.
“Sapo GDPR u finalizua, ne kuptuam se ishte një mundësi për të investuar edhe më shumë në privatësi”, tha Facebook postimin e blogut “Ne kemi kërkuar gjithashtu të dhëna nga njerëz jashtë Facebook-ut me perspektiva të ndryshme mbi privatësinë, duke përfshirë njerëzit që përdorin shërbimet tona, rregullatorët dhe zyrtarët qeveritarë, ekspertët e privatësisë dhe projektuesit”.
Rregullatorët, kompanitë e tjera të internetit dhe industria më e gjerë e teknologjisë kanë shqyrtuar nga afër Facebook për të parë se si gjigandi i teknologjisë, i cili ka përdorur të dhëna personale për përdoruesit, do të interpretojë ligjin.

Duke filluar që këtë javë, përdoruesit e Facebook në Europë do të fillojnë të shohin një pop-up duke u kërkuar atyre të bëjnë zgjedhje për privatësinë e tyre dhe mënyrën se si platforma merret me të dhënat që ata disponojnë. Më vonë, opsionet e njëjta do të shfaqen për përdoruesit e Facebook në nivel global. Të gjithë përdoruesve do t’u kërkohet gjithashtu të bien dakord me kushtet e azhornuara të Facebook.
Përfshirë në zgjedhjet do të jetë opsioni për të mundësuar njohjen e fytyrës, një veçori që nuk ishte më parë e disponueshme për përdoruesit e Facebook në BE dhe Kanada.
Facebook gjithashtu po ndërton mbrojtje të veçantë për adoleshentët, të tilla si kufizimi i informacionit personal që përdoren për reklamat.
Në disa shtete, leja e prindërve kërkohet nga GDPR për t’u lejuar fëmijëve të hyjnë në disa veçori të caktuara, gjë që do të thotë që disa adoleshentë mund të shohin një version të kufizuar të Facebook derisa prindërit e tyre të aprovojnë përdorimin.
Më vonë këtë vit, kompania do të prezantojë një qendër globale të burimeve online, veçanërisht për adoleshentët, me përgjigje në pyetjet e përbashkëta të privatësisë./IMA/