Facebook është gati të sfidojë LinkedIn dhe jo vetëm me platformën e dedikuar biznesit, që pritet të lëshohet në tetor.
‘Facebook at Work’ është emri i platformës së re që ka filluar testimin që nga fillimi i vitit 2015, për një numër të caktuar kompanish, ndër të tjera Royal Bank of Scotland. Sipas faqes ‘The Information’, social network do të paguhet nga kompanitë në bazë të numërit të punëtorëve që do e përdorin.
I ngjashëm me platformat si Yammer dhe Slack, të përdorur nga punëtorët e kompanive për të thjeshtësuar siatemin e punës oline, ‘Facebook at Work’ do të krijoj mundësinë e integrimit të disa aplikacioneve si Messenger, regjistrimin e mesazheve zanore dhe regjistrimin e video telefonatave, si Skype.