Facebook planifikon të prezantojë “Facebook Gaming” të Hënën, një aplikacion kushtuar tërësisht bizneseve video game teksa njerëzit janë duke kërkuar më tepër argëtim gjatë pandemisë.
Aplikacioni do të jetë falas dhe ka ardhur si një nevojë gjatë koronavirusit sepse dhe bizneset e lojërave në mbarë botën kanë kaluar fitimet me 160 Bilion Dollarë.
Programi i ri i Facebook ishte planifikuar të lancohej në Qershor, por karantina e mbarë botës bëri që dalja të ishte më e herëshme. Gjigandi i rrjeteve sociale është fokusuar maksimalisht për video lojërat teksa dhe interesi është rritur.
Aplikacioni i ri do të përfshijë “casual games” dhe akses në komunitetet “gaming”, por fati i tij do të varet se sa njerëz do të shohin dhe do të transmetojnë “game streams” drejtëpërdrejtË./InfoMediaAlbania/