Facebook ka arritur një marrëveshje me botuesit francezë të lajmeve për t’i shpërblyer ata për të drejtën e autorit.
Kjo marrëveshje vjen pas nënshkrimit që Facebook bëri disa javë më parë me gazetat Le Monde dhe Le Figaro.
Marrëveshja u nënshkrua me grupin lobues Aleanca për Shtypin dhe Informacionin e Përgjithshëm, e cila përfaqëson gazetat e përditshme kombëtare dhe ato rajonale.
Po ashtu, Facebook do t’u krijojë mundësinë botuesve të gazetave të kenë akses në Facebook News, një shërbim i ri i kushtuar informacionit që pritet të fillojë në Francë në janar të 2022.
“Marrëveshja e arritur i krijon mundësinë Facebook të zbatojë direktivën dhe ligjin francez, duke gjeneruar fonde të konsiderueshme për botuesit francez, veçanërisht për ata më të vegjlit”, tha Pierre Louette, president i Apig.
Botuesit francezë nuk e bënë me dije shumën që gjiganti i mediave sociale do të paguajë dhe as mënyrën se si do të llogaritet kjo pagesë për ata.