Dy prej rrjeteve më të mëdha globale, Facebook dhe Instagram nuk kanë qenë funksionalë për pak kohë si në versionin desktop, ashtu edhe në aplikacionet për telefona.
Ky defekt ka zgjatur vetëm pak minuta, por kaq ka mjaftuar që të vërë në alarm mijëra persona.
Por pavarësisht se shërbimi është rikthyer, përdoruesit e rregullt kanë vënë re mangësira nga dy rrjetet sociale, të cilat do të jenë të përkohshme deri në stabilizimin e tyre.