Facebook ka blerë Giphy, platformën që ju lejon të kërkoni, shpërndani dhe krijoni Gif, imazhe lëvizëse të përdorura në mediat sociale dhe synon ta integrojë atë me Instagram. Lajmin e ka bërë të ditur gjigandi i Menlo Park që nuk specifikon shtrirjen e operacionit. Sipas faqes së internetit të Axios, marrëveshja do të arrinte në rreth 400 milion dollarë.
Sot 50% e trafikut të Giphy vjen nga aplikacionet në Facebook dhe mbi të gjitha nga Instagram. “Duke integruar Instagramin dhe Giphy – shpjegon grupi i themeluar nga Mark Zuckerberg – do të jetë më e lehtë për përdoruesit të gjejnë gif-et për storz-t e tyre dhe videot live. Së bashku ne mund ta bëjmë më të lehtë për këdo që të krijojë dhe të ndajë krijimet e tyre”. Giphy u themelua nga Alex Chung dhe Jace Cooke në shkurt 2013.