Ezio Greggio bëhet shqiptar. Prezantuesi i programit italian të lajmeve satirike “Striscia la notizia”, Ezio Greggio ka marrë nështetësi shqiptare.
Ezio Greggio ishte në listën e 15 njerëzve, për të cilët Presidenti shqiptar Bujar Nishani ka nënshkruar dokumentin për dhënien e nështetësisë shqiptare.
Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, Ezio Greggio u nderua në Tirana Film Festival me çmimin e Mirënjohjes për promovimin në Shqipëri të xhirimeve kinematografike. Prezantuesi u mirëprit nga Ministria e Kulturës Shqiptare dhe mbajti një fjalim të shkurtër ku falenderoi me krenari për vlerësimin e marrë.