Një nga figurat më të njohura të televizionit italian, moderator i ‘Striscia la Notizia’ po viziton Shqipërinë si pjesë e një turneu në disa shtete, ku po mendon të sjellë aktivitetin e tij si komedian dhe regjisor.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, zoti Greggio moderoi një nga puntatat e ‘Fiks Fare’, të cilin mund ta ndiqni sonte në orën 20:15.
“Kam ardhur këtu sepse po bëj një xhiro në disa shtete për të parë vende të reja ku të përshtas film dhe fiction. Kam shumë miq shqiptarë në Itali, kam shumë të njohur edhe këtu. Dua të shoh nëse në të ardhmen mund të sjell aktivitetin tim në Shqipëri”, thotë Greggio.
I pyetur se si i duket mënyra shqiptare e të bërit ironi e sarkazmë në krahasim me atë italiane, ai përgjigjet:
“Është njësoj me ironinë tonë, kemi shumë ngjashmëri. Pastaj njoha Gentin, Fiorin. Do të mund të punoja me ta me sy mbyllur. Mes artistëve, gjuha është e njëjtë, nuk ka asnjë problem”.
Edhe pse ka ardhur vetëm një ditë më parë, Greggio thotë se vizita në Tiranë me siguri do të ripërsëritet.
“Kam ardhur vetëm dje. Nga ajo pak që kam parë është një qytet i mirë sistemuar, i pastër dhe që po zhvillohet dita-ditës. Më pëlqen shumë dhe e sigurtë është që do rikthehem me shumë kënaqësi”, shprehet Greggio.
Ezio Greggio do të jetë i ftuar edhe në emisionin ‘Top Show’ në një rrëfim për jetën e tij, të cilën do të mund ta ndiqni në ditët në vijim.
VIDEO
Burimi | Top Channel
hahaha filloi edhe TopChannel si Agon mirë ata që e kanë pronarin italian po këta ça lidhje kanë?!