Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka thënë se nxënësit, të cilët morën pjesë në protestën zhvilluar për vrasjen eKlodian Rashës do të identifikohen dhe sipas saj ato të trajnohen psikologjikisht.
Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, ajo tha se fakti se nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe gjimnazistët që morën pjesë në tubime, e shqetëson pasi sipas saj kjo është një situatë e rëndë dhe për zhvillimin e tyre .
“Unë si ministre kam një shqetësim shumë të madh për këta fëmijë, kur të mbarojë gjithçka do të interesohemi që të kemi emrat, t’i identifikojmë se një pjesë janë të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazistë, që të marrin trajtim psikologjik. Kjo që ka ndodhur është e rëndë edhe për zhvillimin e tyre.”– ka thënë ajo.