Evi Reçi një ndër këngëtaret që për muzikën nuk bënë anjë lloj kopromisi, me një karrierë të suksesshme në tregun muzikor shqiptar me hitet “Dhe jemi të dy” apo “Si limonatë”, në sezonin e ri televiziv do të jetë një nga konkurentet Vip të edicionit të pestë të talent show-t Dancing with The Stars Albania. Me një shije të hollë në muzikë shumë të spikatur dhe me një stil që e admirojnë të gjithë, Evi është një nga këngëtaret më premtuese të skenës muzikore shqiptare. E larguar prej vitesh në Firence të Italisë, ku studion dhe ushtron profesionin e saj, Evi Reçi rikthehet në vendlindje për të provuar tashmë veten edhe në një tjetër fushë të artit.
Ekskluzivisht për Info Media – Albania ajo ka rrëfyer për planet e saj të reja në muzikë dhe për eksperiencën që ka vendosur të ndërrmarë në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars Albania 5”.
Pershendetje Evi. Tashme do te keni mundesine te qendroni me gjate ne Shqiperi per shkak te DSWTS. Sa e vështirë është jeta mes dy qyteteve Firenze dhe Tiranë?
Nuk është e vështirë por kërkon një organizimin të jetës së përditshme dhe një stabilizim sa herë që ndryshoj shtet. Nuk jemi kultura shume të largëta por ka diferencë në menyrën se si njerëzit mendojnë dhe jetojnë në Shqipëri apo në Itali. Shpesh herë e konsideroj veten një kameleon pasi i përshtatem shumë shpejt vendit ku unë jetoj.
Sa produktive e ndjen veten Evi në muzikë?
Ne fakt do te thoja qe per sa I perket sasise nuk jam dhe aq shume produktive pasi daljet e mija kane qenë të rralla por kjo s’më ka penguar që bashkë me bashkëpuntorët e mijë të krijojë këngë dhe videoklipe. I mendoj gjatë projektet e mija dhe i kushtoj shumë vemendje para se të nxjerr diçka në treg,
Muzika pasion apo profesion?
Tashmë të dyja. Pasioni shpesh herë konkretizohet në profesion dhe kjo është shumë e bukur por unë ushtroj dhe profesionin e gazetares radiofonike që do të thotë që kam dy profesione.
Ju keni studiuar për kanto, sa ndryshon muzika lirike sipas jush nga muzika që ju bëni për tregun muzikor?
Ka ndryshimet e veta, sidomos në teknikën që përdoret zëri dhe në shfaqjen skenike të këngetarit. Por muzika lirike të jep një bazë shumë të mirë, pasi të ndihmon të degjosh zërin tënd nga del dhe si del, plus ta manipulosh dhe ta përdoresh në mënyrë korrekte që mos ti krijosh dëme.
Cila është kënga më e bukur e juaja, nëse mund të veçoni ndonjë?
Publiku më njohu me këngën ‘’Dhe jemi të dy’’, të cilën e vlerësoj edhe unë shumë por asnjëherë s’do veçoja një nga këngët e repertorit tim pasi janë bërë në periudha të ndryshme dhe të rëndësishme për jetën time.
Nga 1 deri në 10 sa me fat e konsideroni veten?
Jam shprehur shumë herë që e konsideroj veten me shumë fat por edhe kam punuar për të plotësuar këtë…fat! Nuk do doja të masja fatin nga 1 deri në 10 pasi kryesisht për mua konisderohet fat të kesh shëndetin, familjen në krah dhe dashurinë rrethe teje. Pra mbi 10!
Kënga juaj “Si Limonatë” u bë një hit i verë 2013. Jemi kurioz sa limonata pi në ditë Evi?
Në fakt nuk pi pothuajse fare! (Qesh)! Kënga donte të linte shijen e freskisë që sjellë vera dhe sidomos dashuria në faj dhe prandaj u përzgjodh të përdorej metafora e limonatës.
I kushtoni një vëmendje shumë të madhe look-ut tuaj. Sa kohë qëndroni para pasqyrës?
Aspak! Në fakt nuk i kushtoj aq sa duket. Vishem ashtu siç e ndjej dhe sipas mundësive. Mjafton që ajo që vesh të jetë me shije dhe të rrespektoj identitetin tim personal por dhe artistik.
Kohëve të fundit fotot selfie janë berë një trend edhe për personazhet e showbiz, po Evit a i pëlqen të bëj selfie?
Në fakt, nëqoftese do shihni me vemendje profilet e mija në rrjetet sociale nuk kam pothuasje fare ‘’selfie’’. Jo se kam dicka kundër, përkundrazi, është një mënyre komuniki jo zyrtar me publikun duke përdorur imazhin. Për sa i përket fotove të tjera i kushtoj shumë kohë pasi vetë investimi që kam bërë për veten është shumë më i madh që një selfie nuk mund ta mbulloj kurrë.
Shpenzoni shumë kohë në rrjetet sociale?
Azhornohem përditë por nuk publikoj përditë. Preferoj të ndjek persona që jane miq por edhe më frymëzojne. Mirë apo keq, sot rrjetet sociale janë bërë të domosdoshme për të mabjtur publikun sa më afër teje me të rejat e tua.
Së shpejti, do t’ju shohim si një nga konkurentet Vip në spektaklin e vallëzimit më të ndjekur në Shqipëri “Dancing With The Stars Albania 5”. Pse vendosët të ishit pjesë e show-t?
Dancing With The Stars është një spektakël që e kam ndjekur si versionin shqiptar dhe versionet që janë realizuar në shtetet e tjerë, dhe më ka pëlqyer shumë se si një amator në kërcim mund të shëndërrohet në një profesionist. E pranova me kënaqesi ftesën që më është bërë nga produksioni. Gjej rastin të falenderojë shumë Ardi Asllanin dhe Holta Dulakun që më ftuan për të qenë pjesë e këtij edicioni!
A keni ditur të kërceni më përpara se sa të bëheshit pjesë e Dancing?
Normalisht kur ke kontakt me muzikën dhe ritmin nuk mund të mungoj dhe vallëzimi. Për të qenë e sinqertë, nuk kam njekur asnjherë një kurs profesional kërcimin dhe as në videoklipe nuk e kam treguar këtë aftësi. Besoj se Dancing është një mënyrë shumë e mirë që publiku të më njohë edhe për anën time si kërcimitare.
E dimë që keni filluar provat për spektaklin në Tiranë. Si po e ndjen veten Evi me provat, tani jo më me ushtrimin e zërit por me trupin?
Eshtë një konfidencë e jashtëzakonshme që të jep kërcimin dhe marrëdhënia me trupin sa vjen dhe bëhet më e ndërgjeshme. Në prova po mësoj shumë gjëra që nuk i dija, se si të pozicionohem apo të impostoj çdo pjesë të trupit nga koka deri te këmbët. Dhe fal profesionistëve që kam në krah sa vijë dhe njoh më mirë veten dhe trupin tim.
Kush balerin do ju shoqëroj në këtë eksperiencë të re?
Një balerin që jam shumë krenare që e kam si partner në garë. Quhet Ervis Nallbani, një nga primo balerinët e TOB.
Sa të lidhura janë me njëra-tjetrën baleti me muzikën?
Po mos të ishte njëra nuk do ekzistonte tjetra. Një marrëdhënie tepër e ngushtë dhe me ndjeshmëri shumë të madhe për të arritur interpretimin e duhur.
Çfarë prisni nga ky spektakël përveç një eksperience të bukur? A pretendoni fitoren?
Ky spektakël besoj se do lërë një shenjë shumë të mirë gjatë gjithë kohës që do jem prezente. Do marrë më të mirën! Po e shijoj në maksimum çdo ditë që po kalon. Për sa i përket fitores do të thoja…le të fitoj më i miri!
Projektet e reja të Evi Recit në muzikë?
Jam duke përgatitur disa këngë të reja që do dalin mbrenda këtij viti dhe disa në vitin 2015, gjithashtu dhe albumi që do jetë përmbledhja e të gjitha këngëve që kam realizuar deri tani.
Një mesazh për të gjithë fansat që do të lexojnë intervistën tuaj në Info Media – Albania?
Publiku i Info Media ka qenë gjithmonë i veçantë dhe vazhdon të jetë! Tani më shume se kurrë mbështetja e tyre do jetë më se e rëndësishme për mua! Shume përqafime!
EKSKLUZIVE InfoMedia Albania / Intervistoi G. Qerimi