Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reci, ka zbuluar me anë të promos së publikuar në “Instagram” se edhe ky sezon e gjen në drejtimin e emisionit “Vizioni i pasdites”.
Nga e hëna e 21 shtatorit, Evi do tê jetë në transmetim çdo pasdite ashtu si edhe sezonin e shkuar. “Më shumë tema, të ftuar dhe ngjarje”, shkruan moderatorja krahas videos. Pas ditëve të pushimit, duket se Evi është kthyer më energjike se kurrë për një tjetër sezon të suksesshëm në ekranin e “Vizion Plus”.