Ashtu siç e kemi njoftuar pak ditë më parë, “Nga e Para” do të rikthehet sërish në ekranin e Vizion Plus pas shumë viteve mungese në ekran edhe pse gjatë periudhës që u transmetua kishte një audiencë rekord në televizionin shqiptar.
Ndërsa në sezonet e kaluara ishte Valbona Selimllari moderatorja e programit, kësaj rradhe produksioni ka vendosur që në drejtimin e tij të sjelli prezantuesen e vjetër të Vizion Plus, Anila Çela që aktualisht është në drejtimin e “Vizionit të Pasdites”.
Duhet të bëhemi gati që edhe për pak ditë ta shohim Anilën në program pasi ajo tashmë do të largohet përsëri, për t’u angazhuar me projektin e ri që i është besuar dhe duke i lënë vendin një moderatoreje të re.
Sipas Revista Who, formati i pasdites në Vizion Plus i është besuar këngëtares së njohur Evi Reçi e cila prej kohësh angazhohet në media duke punuar në radio dhe të përditëshme italiane.
“Vizioni i Pasdites” është një program i përditshëm i cili transmetohet çdo pasdite duke sjellë tema të ndryshme për publikun e të gjitha grupmoshave./IMA/