Peshëngritësja shqiptare arrin sukses në Europian
Evangjeli Veli mori medalje bronzi në Kampionatin Europian që po mbahet në Moskë.
Peshëngritësja shqiptare u ngjit në podium për peshën 55 kg në stilin e shkëputjes. Veli ngriti 89 kiligramë në provën e saj më të mirë.
Në ditët e ardhshme do të jetë radha e Briken Çaljes, Erkand Qerimajt, Daniel Godellit dhe Krenar Shorajt të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë Europian