Eva Murati është një ndër moderatoret më të njohura të sportit në Shqipëri, por jo vetëm, pasi duket se emri i 25-vjeçares është bërë i njohur edhe në shtete të tjera. Më konkretisht, në Greqi, me portalin grek Protothema që i ka thurur elozhe bukuroshes nga Elbasani.
Prej vitesh tashmë, Eva Murati është “fytyra” e Champions League në Shqipëri dhe media greke e lartpërmendur, e ka cilësuar si Diletta Leotta e Shqipërisë. Një krahasim që qëndron dhe jo vetëm nga ana fizike, pasi të dy moderatoret janë shumë të bukura, por dhe nga ana profesionale, ku kanë treguar aftësitë e duhura për të moderuar emisione sportive të një rangu kaq të lartë.