Eva Idrizllari gazetarja e njohur e emisioneve të mëngjesit në disa televizione, si TVSH apo TVA, pas disa vitesh shkëputje nga puna në televizion, rikthehet me një projekt të ri televiziv.
Sipas burimeve të besueshme, Etleva Idrizllari e njohur per telespektatorin si Eva, do të jetë prezantuese e një emisioni të mëngjesit në kanalin informativ Ora News.
Eva Idrizllari ka qënë një nga figurat më të njohura të ekranit në vitet 2000, ka prezantuar disa emisione mëngjesi ne kanalet RTSH, Tele Arberia (ish Tv Kombetar i mbyllur në 2008) dhe një emision social në Vizion Plus, të titulluar “Identitet i Verdhë” së bashku me gazetarin Roland Zili, një emision i cili trajtonte tema mbi varfërinë, gjakmarrjen dhe persona të shpallur të zhdukur.
Emisioni Tele Mëngjes në TVA (Tele Arberia)
Tashmë pas shumë vite mungesë, ajo i rikthehet përsëri televizionit me një emision mëngjesi nën logon e Ora News.