Sezoni i ri televiziv përveç pritmërive në programe mirëpret edhe largimet apo lëvizjet e personazheve nga një ekran në nje destinancion tjetër. Moderatorja e emisionit të mengjesit, “Mëngjes Express” në Ora News, Eva Idrizllari ka vendosur të largohet nga ky televizion pas 6 muajve.
Shfaqja e saj e fundit në televizionin Ora News ka qenë data 31 korrik, ku ajo drejtoi edhe emisionin e fundit per kete sezon duke njoftuar teleshikuesin se do te rikthehej ne sezonin e ri me projekte te reja. Por vendimi i ri i Eva Idrizllarit na bën të mendojmë se raportet e saj me drejtuesit e Ora News, sëfundmi nuk kanë qenë nga më të mirat, duke e detyruar atë të largohet nga ky televizion.
Pas largimit të Evës nga Ora News, një tjetër emër i njohur do të drejtojë emisionin e përditshëm “Mëngjes Express”. Bëhet fjalë për gazetarin Enkel Demi, i cili muaj më parë u largua nga RTSH për t’u vendosur në Ora News ku gjatë Boterorit Brazil 2014 drejtoi emision dedikuar këtij eventi.