Aktorja e njohur Eva Alikaj, në një intervistë për suplementinb “Unë Gruaja” në Gazetën Panorama, flet për raportin e saj me kolegun, artistin e njohur Ndriçim Xhepa.
Ndër të tjera, Alikaj rrëfen për pasiguritë e një marrëdhënieje që nuk e ka përmendur më parë, me aktorin Xhepa. Se si, as dashuria e saj e madhe, nuk mjaftonte për të ndryshuar vendimet e saj.
Nuk ka pasur puthje as në teatrin “Romeo dhe Zhuljeta”. Me partnerin, Ndriçim Xhepën, në atë kohë ju keni pasur një histori dashurie, përtej rolit. As me të nuk donit të putheshit në skenë?
Jo, as me të. Ju nuk e imagjinoni se në ç’situata gjendeshim. Ndërsa putheshe, ti duhet të mendoje edhe për të gjithë njerëzit që të përgjonin, nga çdo hapësirë e mundshme e lirë, e skenës. Ishin të gjithë pas perdeve.
***
Ai ishte partneri juaj. A nuk mjaftonte kjo që, të paktën në këtë rast, të mos kishit aq shumë vramendje?
Unë kisha pasiguritë e mia në atë marrëdhënie. Mbase, po të kisha më tepër besim, do të puthesha edhe në skenë, por nuk ishte kaq e thjeshtë. Nuk jam ndier ndonjëherë e sigurt deri në fund.
A tentonte Xhepa t’ju bindte, meqenëse ishte më i afërt se të tjerët?
Jo, nuk tentonte, pikërisht sepse më njihte më mirë se të tjerët. Njihte, së pari, kokëfortësinë time, por edhe mentalitetin. Sado që mund t’i kundërshtonte vendimet e mia, nuk këmbëngulte.
***
Fare pak vite pas ndryshimit të sistemeve, ju keni bërë filmin “Përdhunuesit” me Ndriçim Xhepën, ku keni realizuar skena puthjesh. Ndërkaq, a ishit më bashkë me Xhepën?
Jo, nuk ishim më bashkë, sado që, historia ende nuk ishte shuar krejt. Ajo ka qenë dashuria e jetës sime dhe atëherë ishte ende shumë shpejt për ta konsideruar të mbyllur si të ishte një fjalë goje. Krejt ndryshe e shoh tani; mendoj: a kam qenë po unë ajo që jam ndjerë ashtu!
Intervistoi Ani Jaupaj
Marre nga Panorama