Joyne, një kompani e re televizive me shumë kanale për shikuesit holandezë dhe tregun rekreativ të vendit, ka zgjedhur satelitin Eutelsat 9B si platformë për të mbërritur tek shikuesit në Holandë dhe në të gjithë Evropën.
Joyne ka nënshkruar një kontratë shumëvjeçare me Eutelsat Communications dhe po përgatitet të nisë zyrtarisht të hënën, më 24 korrik, duke përdorur teleportin Eutelsat të Paris-Rambouillet për shërbime uplink.
Platforma e re do të fillojë me një përzierje të ndryshme të kanaleve free-to-air dhe kanale me pagesë duke u fokusuar më tepër tek sporti. Do të shfaqë 30 brande të kanaleve holandeze dhe ndërkombëtare, duke përfshirë kanalet Fox Sports HD dhe Discovery Networks Benelux.
Planet për platformën e re hollandeze DTH u përhapën fillimisht në majin e kaluar, ndërsa detajet e plota të shërbimit të ri u njoftuan muajin e kaluar.