Vazhdon të fitojë terren TV me ndefinicion të lartë. Gjatë vitit 2016 ky zhvillim ka njohur një trend në rritje duke arritur kulmin në javët e fundit me ardhjen e kanalit HD numër 1000 në flotën e satelitëve Eutelsat.
Një arritje historike kjo falë nisjes së transmetimit të kanalit CGTN HD, pjesë e rrjetit kinez CCTV, që bëri hyrjen tij të parë në tregun europian të transmetimeve HD. Transmetim i ofruar në HOTBIRD, sateliti i Eutelsat ku është vendosur një rritje e theksuar e transmetimeve HD në fushën e një procesi global ku numërohen: 240 kanale të reja HD që kanë nisur transmetimet gjatë 2016, një numër i gati i barabartë me totalin e kanaleve të lëshuara në dy vitet para ardhëse.
Në 13° Lindje numërohen 250 kanale në transmetim HD, praktikisht 1 në 4 të ofruara në HOTBIRD. Midis faktorëve të kësaj rritjeje, përshtatja progresive e HD-së nga ana e transmetuesëve publik. Këtu përmendim, televizionin publik italian Rai i cili nga janari 2017 transmeton të 13 kanalet e tij në cilësinë HD përmes platformës Tivùsat dhe CCTV sëfundmi me 3 kanale HD. Po kështu përmendim operatorët me pagesë si Sky Italia me rreth 60 kanale HD, Polsat, nc+ dhe Nova, dhe pa lënë pas kanalet free to air si Euronews HD dhe Al Jazeera English. Gjithashtu pjesë e Eutelsat janë edhe kanalet HD të ofruara nga dy platformat shqiptare Digitalb dhe Tring.
Arritja e pragut të 1000 kanaleve HD reflekton dinamizmin e dy pozicioneve video të tjera të rëndësishme për Eutelsat: 36 ° Lindje, e cila shërben tregjet ruse dhe afrikane dhe 7/8 ° Perëndim që shërben transmetimet HD për operatorët në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Në të dy rastet është vënë re një rritje e leadership-it në të dy merkatot televizive respektive falë suksesit në integrimin e teknologjisë së re për përmirësimin e teknikës visuale.