Ndërsa datat e nisjes së Eurovizion-it, një prej festivaleve më të rëndësishme të këngës në Europë, afrohet dhe ne bëhemi gati për të parë Anxhela Peristerin në skenë, organizatorët e eventit janë duke punuar që t’i vënë të gjithë konkurentët në qendër të vëmendjes së publikut, me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Në faqen zyrtare të Instagram-it të Eurovizion, i cili këtë vit do të zhvillohet në Hollandë pas “anullimit historik” që ndodhi vjet për shkak të pandemisë, janë duke u prezantuar artistët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse dhe këngët e tyre. Për Anxhelën ata kanë zgjedhur të publikojnë disa foto, ku këngëtarja shfaqet me kostum tradicional shqiptar dhe sigurisht duekt më e bukur se kurrë.
Bashkangjitur me fotot e realizuara nga Norik Uka, faqja zyrtare e Eurovizionit shkruan: “Hidhini një sy fotove të Anxhela Peristerit, e cila i bën homaxh të gjithë shqiptarëve nëpër botë”.
Fotot dhe Anxhela me veshjen tradicionale duket se janë pëlqyer shumë nga fansat e festivalit, jo vetëm ata shqitptarë, kështu të paktën të bëjnë të kuptosh komentet në postim.
Ndërkohë pritet që ditët e ardhshme të mësohen më shumë detaje nga netët që do të mbahet Eurovizioni, radhën e performancave, si artistët do të paraqiten dhe si do të organizohet eventi, me apo pa publik. Fundja një festival i tillë pa publikun në skenë, do të humbte një pjesë të magjisë së tij.