E ftuar së fundmi në “NIN” me Alaudin Hamitin, Xhensila Myrtezaj foli gjerë e gjatë për jetën e saj personale dhe private.
Ajo zbuloi edhe dëshirat e saj më të mëdha sa i përket edhe karrierës, e njëra nga ato është të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin e madh të Eurovisionit.
Për më tepër, Xhensila tha se ende nuk e ka këngën e duhur për ta nderuar veten artistikisht dhe Shqipërinë.
“Është një ëndërr e hershme. Kam idenë që çdo këngëtar që e ndien veten këngëtar dhe që ka mundësinë për ta përfaqësuar me dinjitet vendin e tij, e ka ëndërr, pasi është përgjegjësi shumë e madhe të dijë të këndojë dhe të interpretojë dhe të ketë performancën e duhur. Unë momentalisht, edhe më përpara nuk e kam ndierë veten gati. Nuk ka ardhur ajo këngë e duhur. Dua që momenti që ta përfaqësoj vendin tim të jetë një material shumë i fortë që të më nderojë mua dhe vendin tim, kombin tim, edhe unë, pse jo, të piqem edhe më shumë artistikisht”, tha ajo ndër të tjera.