Nuk kishte asnjë dyshim që ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall” do ta kualifikone Shqipërinë në finalen e Eurosong 2018, nata e parë e të cilit nisi sot në Lisbonë. Konfirmim i kësaj sigurie ishin duartrokitjet e gjata që kënga e tij korri në skenë, por edhe paraqitja e shkëlqyer gjatë performancave në Lisbonë. Bushpepa dhe ekipi i tij brofën në këmbë dhe u përqafuan me entuziazëm sapo spikerja permendi emrin e Shqipërisë.
Po kështu shqiptarja Eleni Foureira (Entela Fureraj), përfaqësuesja e Qipros me këngën “Fuego” është pjesë e finales.
RTSH e transmetoi direkt këtë eveniment në RTSH1 HD, www.rtsh.al dhe në Aplikacionin RTSH tani.