Nata e Parë Gjysëmfinale e Eurovision Song Contest 2016 do të mbahet sonte, live nga Globe Arena në Stokholm, Suedi, duke filluar nga ora 21:00.
Eventi do të transmetohet live në Shqipëri nga rrjeti i RTSH në komentin e Andri Xhahu, si dhe në live streaming në website zyrtar të Eurovision.tv dhe kanalin YouTube.
Sonte 18 vende do të konkurojnë për një nga 10 vendet që do të kalojnë në Natën Finale të 14 majit. Mbrëmja do të prezantohet nga Petra Mede dhe fituesi i edicionit të kaluar Måns Zelmerlöw.
Gjysëmfinalistët e Natës së Parë
- Finland: Sing It Awaysung by Sandhja
- Greece: Utopian Landsung by Argo
- Moldova: Falling Starssung by Lidia Isac
- Hungary: Pioneersung by Freddie
- Croatia: Lighthousesung by Nina Kraljić
- Netherlands: Slow Down sung by Douwe Bob
- Armenia: LoveWavesung by Iveta Mukuchyan
- San Marino: I Didn’t Know sung by Serhat
- Russia: You Are The Only One sung by Sergey Lazarev
- Czech Republic: I Stand sung by Gabriela Gunčíková
- Cyprus: Alter Egosung by Minus One
- Austria: Loin d’ici sung by ZOË
- Estonia: Play sung by Jüri Pootsmann
- Azerbaijan: Miraclesung by Samra
- Montenegro: The Real Thing sung by Highway
- Iceland: Hear Them Calling sung by Greta Salóme
- Bosnia & Herzegovina: Ljubav Je sung by Dalal, Deen, Ana & Jala
- Malta: Walk on Watersung by Ira Losco
Nëse nuk i keni dëgjuar këngët më poshtë keni përmbledhjen me videoklipet zyrtare.
18 këngët do të votohen nga 21 vende nëpërmjet televotimit
Të 18 këngët e natës së parë gjysëmfinale do të votohen nga juria profesionale e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, rezultat që do shpallet ditën e nesërme. Votimi i jurisë profesionale vlen 50% të vlerësimit që do të përcaktojë 10 finalistët e parë, ndërsa 50% tjetër i votave do të vijë nga publiku i 21 vendeve nëpërmjet televotimit live.
Kujtojmë që Shqipëria me këngëtaren Eneda Tarifa do të konkurojë Natën e Dytë Gjysëmfinale, në 12 maj, me numrin 17.