Konkursi ndërkombëtar do të mbahet në datat 10-14 maj në Globe Arena në kryeqytetin suedez
Do të jetë pikërisht Stokholmi që do të presë Eurovision Song Contest vitin e ardhshëm: Suedia, e cila fitoi edicionin e fundit me Måns Zelmerlöw në Vjenë, njoftoi sot zyrtarisht se faza finale do të mbahet në kryeqytetin e këtij shteti.
Tre netët finale do të mbahen në Globe Arena dhe do të transmetohen në të gjithë botën për tu ndjekur nga 200 milionë telespektatorë. Po kështu janë bërë zyrtare edhe datat e eventit: gjysmëfinalet do të mbahen më 10 dhe 12 maj, ndërsa finalja do të zhvillohet më 14 maj 2016.
Kjo është hera e dytë që Globe Arena mirëpret Eurovision-in: hera e fundit ishte në vitin 2000. Globe Arena ka rreth 14-16.000 vende. Kjo do të jetë hera e gjashtë që ESC mbahet në Suedi dhe i treti në Stokholm, pas 1975 dhe 2000. Tre edicionet e tjera suedeze u mbajtën në Gothenburg (1985) dhe Malmö (në vitin 1992 dhe 2013).