Spektakli europian më i famshëm i muzikës “Eurovision”, i cili këtë vit do të mbahet në Stokholm të Suedisë, për herë të parë do të transmetohet LIVE edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Do të jetë pikërisht Nata Finale e eventit europian, me 14 Maj, e cila do të transmetohet për herë të parë në SHBA, duke bërë kështu që edhe rezidentët europian të kenë kënaqësinë të shohin përfaqësuesin e vendi të tyre.
Në fakt, përveç transmetimit, shikuesit përtej paqësorit nuk do të kenë të drejtë votimi, duke u përmbajtur kështu rregullave të Eurovision.
Eurovision Song Contest 2016 do të mbahet në datat në datat 10,12 dhe 14 Maj 2016.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia