Kënga “Duje” shumë shpejt do të vijë në versionin final bashkë me videoklipin. Albina Kelmendi dhe familja e saj janë duke punuar vazhdimisht për të bërë më të mirën për këngën “Duje”, e cila në versionin final është punuar në një prej studiove muzikore më të njohura të Stamboll të Turqisë. Po ashtu edhe për videoklipin është duke punuar i cili edhe do t’i përshtatet mesazhit të këngës.
Për skenën tashmë është vendosur që të kujdeset koreografja e njohur Sacha Jean Baptiste, e cila njihet për punën e saj të suksesshme në shumë prej paraqitjeve të këngëtareve më të njohur të Eurovisionit.
Kënga dhe videoklipi pritet të publikohet në fillim të marsit, ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi do të promovojnë “Duje” në disa prej koncerteve nëpër shtete të ndryshme që i paraprinë Eurovisionit.
Burimi Eurovision Kosovo