Pas anullimit të Eurovision 2020 për shkak të emergjencës Covid-19, pyetja legjitime që të gjithëve na ka shkuar ndërmend është se cili do të ishte fati i 41 artistëve të kualifikuar në këtë edicion.
EBU u tregua e qartë që në fillim. Televizionet janë të lira të zgjedhin të njëjtët përfaqësues që për shkak të Coronavirus, nuk mundën të këndojnë në skenën e Eurovision më kusht që këngët të jenë të produksione të reja.
Dhjetë artistët e konfirmuar nga edicioni i annulluar për Eurovision 2021 janë: Efendi, Hooverphonic, Victoria, Tornike Kipiani, Stefania, Eden Alene, Jeangu Macrooy, Blas Cantó, Gjon’s Tears dhe i Go_A
Eurovision i vitit të ardhshëm është akoma larg por line-up është tashmë i plotë me dhjetë artistë të zyrtarizuar: azerbajxhanja Samira Efendi, belgët Hooverphonic, bullgaria Victoria, gjeorgjani Tornike Kipiani, grekja Stefania Liberakakis, izraeliania Eden Alene, hollandezi Jeangu Macrooy, spanjolli Blas Cantó, shqiptari nga Zvicra Gjon’s Tears dhe ukrainasit Go_A.
Estonia dhe Suedia kanë njoftuar se do të përzgjedhin përfaqësuesit e tyre për Eurovision 2021 sipas kompeticioneve, l’Eesti Laul dhe il Melodifestivalen.
Kroacia, Irlanda dhe Lituania nuk kanë konfirmuar ende përfaqësuesit e tyre për Eurovision 2021, Damir Kedžo, Lesley Roy dhe The Roop.
Mbeten në stand-by artistët që kanë shprehur publikisht dëshirën për të vazhduar garën: bjellorusët VAL, sllovenia Ana Soklič, maltezja Destiny, norvegjeyja Ulrikke, polakja Alicja dhe serbet Hurricane.
Ndërkaq nuk dihet nëse përfaqësuesja jonë Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021. Edhe pse jemi herët, duke qenë se Festivali i Këngës në RTSH zhvillohet në fundvit dhe një vendim i tillë do ende kohë për tu marrë.