Netët e Eurovision 2017, u panë nga më shumë se 180 milion shikues në vitin 2017. Tri shfaqje të drejtpërdrejta nga Kievi në Ukrainë më 9, 11 dhe 13 maj arritën rreth 182 milionë shikues në 42 vende. Shifër kjo, më e ulët se vitin e kaluar, për shkak të mostransmetimit në Rusi, e cila u tërhoq për këtë vit nga gara.
Nata finale arriti mesatarisht, pjesën e njëjtë të audiencës, krahasuar me 2016, me 36.2% – më shumë se dyfishi i përqindjes mesatare të shikimit për të njëjtin grup kanalesh (15.8%).
Numri i personave që kanë shikuar Eurovision Song Contest online është dyfishuar nga 2016. Ka pasur 6 milionë sesione live streaming në 233 territore në kanalin zyrtar të ESC në YouTube.
Vendi fitue s Portugalia mbajti audiencën më të madhe që nga viti 2008, një mesatare prej 1.4 milion shikuesish panë finalen e madhe, duke përbërë 32.5% të shikimit televiziv portugez.
Bullgaria e 2-të vendosi audiencën më të lartë në rekord (që nga viti 2003), ku 650 mijë shikues përbënin 39.4% të shikimit bullgar të TV.
Italia mbajti audiencën më të mirë që prej 2011. Gjermania shënoi shifrat mesatare më të larta të shikimit për të njëmbëdhjetin vit radhazi (7.8milionë)
Vendi pritës Ukraina ka dhënë pjesën më të lartë të audiencës për finalen e ESC-së që nga viti 2009 me 1.5 milionë shikues, duke përbërë 18.8% të shikimit të TV ukrainas atë natë.
Islanda edhe njëherë ka dhënë pjesën më të madhe të shikueshmërisë të të gjitha vendeve (98%), pavarësisht se ajo nuk hyri në natën finale.
Eventi i vetëm muzikor me përmasa të tilla në Europë këtë vit ishte më i ndjekur nga audienca e re. 42.9% e shikuesve të moshave 15-24 vjeç ndoqën natën finale të ESC.
Kompeticioni i vitit të ardhshëm do të mbahet në Portugali për herë të parë pasi vendi më në fund mori trofeun pas 53 viteve të pjesëmarrjes./imalbania.com/