Discovery Communications ka arritur të finalizojë marrvëshjen kontraktuale me francezen TF1 duke u bërë aksioneri i vetëm i Eurosport.
Vlera që Dicovery i ka paguar TF1 është 491 milion euro (534 milion dollar), për pjesën e mbetur 49%.
Grupi mediatik amerikan i shpall kështu sfidën finale rivalit të tij 21st Century Fox ne pronesi te Rupert Murdoch & femijëve të tij për merkaton e sportit televiziv. Në 2014 Discovery bleu 51% të aksioneve (260 milion euro) të platformës satelitare paneuropea që transmeton në 59 shtete në 20 gjuhë.
David Zaslav, president dhe ceo i Discovery Communications, e shpjegon kështu blerjen e fundit: «në 2012 filluam investimin tone me nje kuotë 20% të Eurosport, vetëm më pak se një vit më parë arritëm në 51%. Me marrjen e kontrollit të plotë të Eurosport ështe kulmi i angazhimit tone per fuqizimin e Eurosport si marke sportive dhe për të integruar plotësisht këtë biznes në portofolin global e të pakrahasueshëm të Discovery».
Marrëveshja parashikon mundësinë për TF1 për të riblerë 20% të aksioneve nëpërmjet TV Breizh, Histoire, dhe Ushuaïa TV për 15 milion di euro. Të dy transaksionet pritet të mbyllen në fund të vitit.