Magyar Telekom ka shtuar versionin hungarez të Euronews për paketën e vetë televizive.
Si rezultat, Euronews hungarez ka fituar 860,000 abonentë dhe tani mund të aksesohet në 1.2 milionë shtëpi nëpër Hungari.
Euronews Hungary prodhohet nga një ekip prej 31 personash, duke përfshirë 24 gazetarë në zyrën e Budapestit, dy në selinë Euronews në Lyon dhe tre në zyrën e Brukselit.
Në transmetim për 24 orë në ditë, televizioni ne versionin e hungarishtes do të festojë përvjetorin e pestë në maj të këtij viti.