Transmetuesi i njohur informativ Euronews Group ka lidhur kontratën e bashkëpunimit me IN Media, shoqërinë e cila ka në pronësi edhe kanalin rinor IN TV, për të lancuar televizionin e targetuar për Shqipërinë, dhe shqip folësit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.
Ky është bashkëpunimi i parë i Euronews Group që krijon një françizë të Euronews në botë.
Euronews po kontribuon me ekspertizën e vet për Euronews Albania, duke përfshirë atë që e përshkroi si perspektivën e saj multikulturore, dhe mbulimin e saj ndërkombëtar në të gjitha pikkpamjet. Transmetuesit e lajmeve do të jenë në gjendje të përdorin mbulimin rajonal nga Euronews Albania në të gjitha platformat si pjesë e marrëveshjes reciproke me IN Media, e cila vepron në TV, kanali i vetëm i të rinjve në Shqipëri dhe në Radio 105.7.
Euronews Albania pritet që të nisi transmetimet në 2019, dhe rekurtimi i stafit ka filluar, duke synuar si fillim 100 anëtarë të stafit.
Michael Peters, CEO i Euronews, u shpreh: “Jemi të gëzuar për partneritetin me IN Media në këtë projekt të ri për Eurnoews. Është hera e parë që ne krijojmë një françizë të Euronews. Është një shenjë forcimi për Euronews i cili ka njohur ndryshime pozitive në vitet e fundit. Marrëveshjet e reja për françizën, kontribuojnë në një strategji të fortë për t’u bërë media e parë në Europë dhe në botë.”
Drejtuesi i IN Media Group, Theodhor Cami u shpreh: “Pas negociatave, vullnetit dhe vendosmërishë, jemi krenarë që njoftojmë sot partneritetit me kanalin e parë informativ në Europë, Euronews. Merita për lancimin e Euronews Albania nuk shkon vetëm në IN Media Group, por gjithashtu tek çdo Shqiptar që do të jetë pjesë e këtij projekti të ri të bazuar në kredibilitet të lartë botëror dhe ekpertizë. Kjo do të ofrojë një standart mediatik unik, si askush tjetër në rajon.”
Në Shtator të këtij viti, në media qarkulloi dhe lajmi i parë për themelimin e Euronews Albania, ku ndër rradhët drejtuese sipas informacioneve do të ishte gazetarët e njohur Andi Bejtja dhe Ilva Tare e cila ditën e djeshme përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar qasjen e saj në televizionin e ri, i cili shihet si një konkurent i pakontestueshëm i A2 Albania, një françizë tjetër e gjigandit mediatik CNN në Shtetet e Bashkuara./IMAlbania.com/