Më shumë se 20 eurodeputetë kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në prag të takimit të sotëm të ministrave për çështjet evropiane
Eurodeputetët i kanë bërë thirrje Këshillit Europian të miratojë kornizat negociuese dhe të ndalojnë shtyrjen e bisedimeve të pranimit në BE të dy vendeve.
Sipas eurodeputetëve duhet të nxiten të gjitha palët të nxiten për gjetjen e një zgjidhjeje që negociatat të fillojnë para fundit të vitit.
Ata thonë se bllokimi aktual me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë rrezikon besueshmërinë e BE në Ballkan.
Eurodeputetët kanë deklaruar se Shqipëria meriton të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian