Para pak çastesh është shpallur fituesi i edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës.
Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2018 i cili këtë vit do të zhvillohet në Lisbonë, Portugali. Kënga ka ardhur nën kompozimin dhe shkrimin e vetë këngëtarit.
Vendi i dytë është marrë nga Redon Makashi me “Ekziston” i cili ka bërë gjithashtu kompozimin e këngës. Timo Flloko është tekstshkruesi i këtij materiali.
Vendi i tretë i ka kaluar Inis Nezirit nën kompozimin e Gridi Krajas dhe tekstin e Florian Zykës./IMA/