Blogerja e njohur Estela Ujka është në pritje të ëmbël për të tretën herë. Ajo ka dy vajza shumë të bukura, por do të bëhet dhe me një tjetër princeshë.
Estela ka publikuar sot një foto kur tregon barkun e rrumbullakosur. Fashion blogerja është në muajin e pestë të shtatzënisë, dhe duket se po e shijon këtë periudhë të jetës.
https://www.instagram.com/p/BbuVUN7gsXL/?taken-by=estelaujka
E veshur me një këmishë nate të tejdukshme, Estela shkruan se nuk është ndjerë kurrë më e lumtur se tani. Viti i ri që po vjen do i sjellë mami Estelës një dhuratë shumë të bukur…
https://www.instagram.com/p/BbuVu12AF3n/?taken-by=estelaujka