Drejtoresha e ISHP-së Silva Bino, në një deklaratë për mediat, në emër të Komitetit të Ekspertëve, deklaroi se është rritur numri i të vdekurve nga Covid-19.
Bino thekson se incidenca javore ka shkuar në 209, që do të thotë rritje e konsiderueshme e rasteve.
Silva Bino, ISHP: Këtë javë ka pasur rritje të rasteve të rasteve. Incidenca javore është rritur në 209 raste për 100 mijë banorë. Duket rritje drastike, rritje e rëndësishme, sepse ka qenë poshtë 200.
Vëmë re rritje të incidencës 2-javore. Kjo kombinohet edhe me rritje të shtrimit në spitale e kemi edhe rritje të numrit të vdekjeve. Rritja më e madhe është në Tiranë, por rritje ka edhe në Durrës, në Fier. Rritja më e madhe është në Sarandë. Vihet re rritje graduale në të gjitha bashkitë e vendit.