Rezarta i është përgjigjur sërish pyetjeve të ndjekëse, kurioziteti i të cilëve është i madh për shumë aspekte. Veçanërisht, për raportin e saj me Ermalin.
Dikush e pyet çfarë pëlqen ajo më shumë tek bashkëshorti dhe përgjigja nuk mund të ishte më romantike se kaq.
“Edukata që ka. Është aq i sjellshëm me të gjithë sa është e pamundur të mërzitesh me të. Është njeriu më i veçantë që kam njohur. Më bën vazhdimisht ta dua si ditën e parë”, ka shkruar Rezarta.