Në vetëm 4 ditë qëndrim së bashku brenda Big Brother VIP u duk se mes Sarah dhe DJ PM lindi diçka. Puthjet, përqafime, qëndrimet së bashku nuk u kanë shpëtuar as banorëve teksa PM që në klipin prezantues shprehu pëlqimin për blogeren. Madje, të martën marrëdhënia e tyre u diskutua edhe gjatë spektaklit dhe të dy pranuan se është ende herët për të folur për këtë temë.
Ndërkohë, së fundmi ata kanë biseduar të dy rreth asaj që po ndodh. Teksa i kanë treguar njëri-tjetrit se si ndihen për raportet mes tyre dhe Sara ka vënë në dukje se është nga ata njerëz që stepet kur e kupton që dikush ka një pëlqim për të.
Pjesë nga biseda
Sara: Në rastin, jo për të bërë një gjë, po për të arritur një lloj audience
PM: E pse se kemi bërë? Të paktën prej anës time
Sara: Unë s’e bëj, e para sepse nuk e ndjej ta bëj dhe e dyta, nuk jam ai lloj personi. Nuk dua të arrij… unë s’kam hyrë këtu për të krijuar lidhje. Unë që në momentin e parë, domethënë një nga gjërat që nuk kam dashur të bëj është të krijoja lidhje. Por gjithsesi, kjo nuk është thikë me dy presa, sepse ne mund të hyjmë këtu me mendimin që unë do bëjë këtë, këtë…por ama del e kundërta. Ti mund të bësh shumë më shumë gjëra se mund t’i kishte imagjinuar. Këtu mund të hyjë siç hyre ti, mund të hynte një person tjetër që mua realisht mund të më pëlqente. Apo jo? Kështu mund të ndodhi edhe me njerëzit e tjerë që janë këtu brenda. E di që gabimi ështëi i mi, sepse s’të kam dhënë fare mundësi që të njihemi, unë as nuk të kam ardhur të pyes. E vetmja gjë që di prej teje është që je DJ, ke 10 vjet që punon si DJ, punon me DGAZ-in, jeton në Prishtinë.