Ditët e fundit i gjithë rrjeti ka shpërthyer në komente të ashpra lidhur me jurinë e spektaklit të kërcimit, “T’ka mami yll” e kjo jo pa arsye. Albi Nako e Erjona Rusi kanë bërë komente të papërshtatshme për peshën e një prej fëmijëve të spektaklit, një konkurrente 8-vjeçare.
Një reagim të ashpër lidhur me këtë çështje e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila ka bërë në Instastory një kritikë publike për Albin dhe Erjonën. “Pasi s’po mundem me të bërë tagg…më së pari televizionet të cilët i japin rrast “personave” si ti? Më pas një vend në juri dhe t’i bullizosh fëmijët? Femrat e të tjerë, është e tmerrshme! Ti ke nevojë për ndihmë! Askush tjetër”, ka shkruar Dafina teksa ka publikuar profilin e Instagramit të Albi Nakos.
Më pas, ajo ka shpërndarë edhe profilin e Erjonës, e cila në bio-n e saj në Instagram ka të shkruar hashtagët: feministe, udhëtare, adhuruese e librave dhe adhuruese e kafshëve. “Të gjitha këto hashtage? Dhe këndej e bullizon një fëmijë, Erjona Rusi, seriozisht e ke?”, ka shkruar Dafina në reagimin e saj.
Kujtojmë se Erjona reagoi ditën e djeshme duke i kërkuar falje vajzës në fjalë dhe familjes së saj. Ajo pranoi se ka qenë batutë e gabuar, por kurrsesi bullizëm.