Ervin Mahilaj, fituesi i edicionit të parë të Hell’s Kitchen ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, në Top Channel.
Gjatë bisedës në studio, ai ndau eksperiencën e pjesëmarrjes në Kuzhinën e Djallit, si dhe emocionet e fitores.
Ervini e konsideroi këtë si një nga përvojat më të bukura të jetës, që e ndihmoi shumë, ndaj kjo është edhe arsyeja e vendimit të tij tepër bujar.
Për “Ftesë në Pesë” ai zbuloi se çmimi i vendit të parë do të shkojë për bamirësi, pasi ka dëshirë që të ndihmojë dhe të motivojë sadopak brezin e ri.
Ndër të tjera, Ervini tregoi më shumë edhe për jetën personale, emigrimin e hershëm në Itali, jetesën për një kohë të gjatë në Australi, si dhe planet për të ardhmen.
Top Channel