Sezoni i katërt i Ertuğrul, filmit të njohur turk që transmetohet në Televizionin Klan, përfshirë këtu edhe disa ekrane në vende të tjera veçanërisht TRT1 që edhe e prodhon, tashmë është duke ardhur.
Përgatitjet tanimë kanë nisur për të sjellë një tjetër sezon special për të treguar historinë e krijimit të Perandorisë Otomane, duke përfshirë edhe aktorë të rinj në cast.
Aslıhan Güner do të jetë emri i rradhës që do të jetë pjesë e stafit të aktorëve të serialit, e cila është mjaft e njohur në Lindjen e Mesme dhe në Turqi.
Ajo e ka nisur aktrimin në vitin 2002 dhe tashmë është e martuar me kolegun e saj Mert Kılıçhas./IMA/