Këngëtari italian Eros Ramazzotti dhe ish-bashkëshortja e tij Michelle Hunziger janë bërë gjyshër, pasi vajza e tyre 26-vjeçare Aurora solli në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë në rrjetet sociale influencerja Aurora Ramazzotti, e cila ka postuar fotot e para nga klinika.
Në imazhin e publikuar çifti ka vendosur të na zbulojë dhe emrin e vogëlushit. Në byzylykun që mbahej në dorë nga bashkëshorti i Aurorës shkruhej: Babai i Cesare!
Ndërkohë Michelle Hunziger ka ndarë në rrjetet sociale gëzimin e të bërit gjyshe, e cila ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke thënë se “është dita më e bukur e jetës së saj”.
Marrë nga dosja.al