Pas shumë e shumë pritjesh Ermal Mamaqi më në fund do të rishfaqet në ekran me emisionin e ri, ashtu siç dhe ju kemi informuar edhe më parë jo më në DIGITALB por në Televizionin Klan.
Edhe pse ende nuk është zbuluar emri i emisionit, i cili besohet se do bëhet publik me daljen e promos për këto ditë, burime të IMAlbania.com pranë stafit të Ermalit, bëjnë me dije se 10 Shtatori do të jetë data e emisionit, e cila mund të shtyhet me vetëm një javë nëqoftëse skenografia e cila është e punuar e gjitha kryesisht me dru nuk arrin të mbarohet në kohë.
Copyright IMAlbania.com