Moderatori i njohur Ermal Peçi do të rikthehet së shpejti me një format të ri.
Pas përfundimit të kontratës me ABC News, ku ai drejtonte emisionin e pasdites, stacioni më i ri i Ermalit do të jetë RTSH 1.
Ndryshe nga emisioni i përditshëm, takimi këtë herë do të jetë çdo fundjavë por këtë herë ai nuk do të jetë vetëm. Shoqëruesi i Ermalit do të jetë Buta, një papagall që shfaqet me të në spotin televiziv që anoncon formatin e ri “Më prit në fundjavë”.
Formati i përjavshëm, do të vazhdojë të jetë një hapsirë që mirëpret personazhet të njohur shqiptar dhe jo vetëm përballë pyetjeve dhe lojrave argëtuese siç vetëm Ermali di ti sjellë. Ndaj ne i urojmë suksese!