Pasioni, energjia dhe gjithmonë me një buzëqeshje që e karakterizon, Ermal Peci prezantues i emisionit te suksesshem Heart Attack ka dëshmuar se është gjithmonë gati për çdo sfidë televizive. Një ndër figurat më të njohura të televizionit më të ri Agon Channel këtë sezon ai është edhe prezantues i emisionit Antilope. Ermali ka rrëfyer ekskluzivisht për Info Media Albania për eksperiencën e tijë televizive, përjetimin e emocioneve në Heart Attack dhe të qenit një personazh publik.
Përshëndetje Ermal. Pas një sezoni të parë të suksesshëm si e kujtoni momentin kur ju erdhi oferta për prezantimin e Heart Attack?
Ka qenë shtatori i vitit që lame pas, unë sapo kisha nisur eksperiencën time në Agon Channel dhe patjetër që nuk mund të thoja jo, aq më tepër për një format të pa realizuar më parë, e sidomos një reality me emocione, një reality nga shikuesit për shikuesit.
Sa rrahje të forta përjetoni gjatë xhirimeve të emisionit tek jeni pjesë e historive të dashurisë?
Gjatë xhirimeve rrahjet tona janë të lidhura më shumë me ecurinë e punës, sepse rrahjet e vërteta të dashurisë i përjetojnë vetë protagonistët.
Kur dëgjuat për Agon Channel, për këtë televizion të ri që po krijohej, cila ishte idea që të erdhi menjëherë në mend?
Dua të jem në Agon! Dhe ja ku jam!
Partnere me ju në drejtimin e emisionit Heart Attack është Roza Latit, një prezantuese e mrekullueshme. Si është mardhënia juaj në punë?
Eshtë një marrëdhënie pune me çdo moment brenda. Marrëdhënie krejt normale me intesitete të ndryshme. Ne të dy jemi pjesë e një familje dhe ndajmë sëbashku gjithçka sa i takon punës sonë.
Sezoni i dytë i formatit, ndryshe nga i pari ku mesazhi realizohej me një videoklip, ka pësuar ndryshime, tashmë ju i prekni live emocionet me supriza e përgatitura për protagonistët. Si e pritët këtë ndryshim?
Unë e dëshiroja një ndryshim, gjë që u arrit duke kërkuar mbështetjen dhe aprovimin e bashkautores dhe drejtueses së kanalit Andeta Radi, regjisorit Gentian Kurti dhe diskutimit edhe me Rozën. Bashkë vendosëm që kjo të ndodhë ndër të tjera për të mos i dhënë mundësinë shikuesit që të parashikoj atë se çdo të vij në puntatën tjetër. Sezoni i klipeve ka qënë po aq i veçantë, kemi realizuar klipe që ndonjëherë edhe këngetarët shqiptar na kanë komplimentuar duke mbetur të befasuar nga puna jonë. Ne donim përjetime më emocionale dhe në fakt në keto 11 puntata të sezonit të ri kjo ka ndodhur. Këtë e shohim edhe nga numri më i lartë i kërkesave nga sezoni i kaluar.
Shtëpia juaj me katër rrota, siç e quani edhe ju dhe Roza, sa e rehatshme është për të prezantuar një emision televiziv?
Shumë, tejet komode. Patjetër që studio ka magjinë e vet, por edhe makina është një tjetër ndjesi. E di pse? Sepse me të rrugëtojmë drejt zemrave!
Që në sezonin e parë emisioni Heart Attack është vlerësuar me çmime dhe një ndër ta ka qënë “Programi Rinor Më i Mirë” në Info Media Albania Awards 2014. Sa e rëndësishme është kjo për ju?
Do të thotë që ja kemi dal, që në sondazhet tuaja por edhe në vlerësime të tjera online kemi triumfuar. Patjetër që në aspektin e konkurencës televizive ndihesh i kënaqur, që programi që ti bën fiton ndaj të tjerëve por me bindjen time dhe të stafit të Heart Attack, çmimet e marra për ne kanë një tjetër vlerë: Dashuria e Publikut. Fundja ata kanë votuar.
Ermal ne tashmë nuk të shohim vetëm një herë në javë në ekran por edhe si moderator në emisionin “Antilope”. Sa e vështirë është të jesh një Antilope?
Të qenurit në studio si moderator të zhvesh nga terreni dhe lodhjet e tij. Eksperienca në Antilope si moderator është një tjetër moment të cilin po e shijoj në maksimum.
A ka për ju një pikë të përbashkët mes dy emisoneve, “Antilope” dhe “Heart Attack”?
Po, dedikimi im maksimal
Emisoni që ta ka marrë zemrën dhe që nuk do doje ta ndryshoje midis “Heart Attack” dhe “Antilope”?
Patjetër që Heart Attack. Ndihem si një nga prindërit e një foshnje të bekuar me dashuri.
Ne njohim Ermalin para kamerave, po Ermali jashtë obiektivit të kamerës si është?
Njësoj. Unë bëj një reality dhe jam unë në atë format, jam Ermali pa këto ndryshime brenda apo jashtë ekranit.
Çfarë e shtyn Ermalin të bëj televizion?
Pasioni.
Emisoni që nuk do ta bënit kurrë në një televizion edhe përballë një pagese joshëse?
Nuk dua ta lidh me pagesën atë çfarë bëj. Unë vështirë të shoh gjëra të pamundura, ndaj them se do përshtatesha me çfarë do lloj formati.
Përveç televizionit në çfarë profesioni tjetër do e shihte veten Ermali?
Po që nuk e mendoj dot Ermalin në një tjetër profesion e beson dot?
Pika më e fortë dhe më e dobët e juaja?
Për të dyja përkushtimi, dedikimi ndaj diçkaje!
Tashmë Agon Channel po teston tregun Italian. A është në planet tuaja perfshirja ne ekranin italian, pse jo përkrahë emrave të njohur si Sabrina Ferilli apo Simona Ventura?
Agon Channel është ekrani i surprizave
Çfarë preferoni të bëni në kohën e lirë?
Përkushtimi ndaj njerëzve të mi të dashur, diku muzikë, diku argëtim…
Festat e fundvitit po vijnë ku do i kaloj ato dhe një urim për të gjithë shqiptarët?
Besoj ashtu si edhe vjet, në ambjentet e Agon Channel për mbrëmjen festive. Momentet e fundit patjetër me familjen. Unë dëshiroj pafund që të mbërrij një vit i gëzueshëm, një vit me më pak strese e me më shumë buzëqeshje
Një mesazh për fansat e tu dhe lexuesit e faqes tonë Info Media Albania që do e lexojnë intervistën?
Faleminderit për vëmendjen e përkrahjen tuaj, faleminderit që e doni punën time, ç’ka më ngarkon me më shumë përgjegjësi në emër të kënaqesisë e shijes televizive që ju merrni!
EKSKLUZIVE IMA / Intervistoi G. Qerimi
Photo Arjola Buzi
bravooooooooooo
Suksese
Agon duhet te mbaj fort keta gazetar te rinj
sapo e lexova biseden nepermjet fcb! ekrani shqiptar duhet te kete 20 emisione me surpriza… me mos me shume mjaft me politike,
Gezuar IMA, sukssese Ermali dhe Agon
MOS LEJO TE TE VRASIN PASIONIN… ESHTE CELSI I SUKSESIT!@ PERQAFIME SONJA
Ermal je shume modest, modestia ndonjere te le ne mes te rrugeve, pranoji vlerat e tua, duket puna jote, mbroje dhe thuaje me te madhe!! Sot po krenohen injorantet per ate qe asgje sbejne jo ti qe ben kete program! Me shpirt lart e me LART
MA I MIRI
I ka mbyt me photoshop kto fotot, por ama kur fillon te flase nuk di me ca ben