Janë zbuluar sot tre emrat e jurisë së fazës të netëve live të talent show-t më të famshëm italian Amici. Njëri prej tyre këngëtari shqiptar Ermal Meta.
Edicioni Amici 2017 do të nis të shtunën 25 mars, në Canale 5.
Fituesi i vendit të tretë të Sanremo 2017 (si dhe i çmimit të kritikës), Ermal Meta do të ulet në panelin e jurisë përkrah aktores dhe prezantueses Ambra Angiolini dhe balerinës Eleonora Abbagnato. Ndërkaq mbetet ende për t’u zbuluar emri i katërt që do të kompletojë jurinë.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese Ermalit në këtë përvojë të re televizive.