Ermal Meta quhet artisti shqiptar, i cili këtë vit do të konkuroj krah emrave më të njohur të muzikës italiane, per here te dyte në festivalin e Sanremo.
Por përveç sukseseve të firmosura për këngëtarë të njohur italian, vokali i tij është i njohur për publikun si lideri i grupit La Fame di Camilla, grup që u krijua në 2007 me të cilët u publikoi tre albume (me të njëjtin emër në 2009, Buio e Luce në 2010 dhe Attesa në 2012). Me këtë grup ai do të udhëtonte përgjatë gjithë Italisë prej 3 vitesh, në një tour ku ka ngjitur gati 500 skena, duke ndarë koncerte me Stereophonics, Cranberries dhe Aerosmith si dhe pjesëmarrës në Heineken Jamming Festival dhe në Festivalin e Sanremo edicioni i 2010.
Me arkivimin e eksperiencës së grupit, rruga e tij si solist nis me një nga kolonat zanore të Braccialetti Rossi me këngën Tutto si Muove në sezonin e parë dhe me këngën Volevo perdonarti, në sezonin pasardhës.
Kete vit Ermal Meta do te debutoje serish ne skenen e Sanremos me kengen Vietato Morire qe do te mbahet ne datat 7-11 Shkurt 2017./imalbania.com/
https://www.youtube.com/watch?v=LmV_c2CWuDk